Klinika Infektive ka drejtor të ri, konfirmojnë për AIM-në Ministria e Shëndetësisë. Në vend të drejtoreshës së mëparshme, Milena Stevanoviq, drejtor i ri është emëruar doktor Fadil Cana, infektolog në klinikë.
Doktor Cana është specialist i sëmundjeve infektive dhe punonte për një kohë të gjatë në këtë klinikë. Siç përcjell tvklan.mk, Cana ishte njëri nga mjekët infektologë më në zë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.
Milena Stevanoviq ishte drejtoreshë e kësaj klinike për shtatë vite, duke përfshirë edhe periudhën e pandemisë Covid-19.
Për momentin nuk ka të dhëna për arsyen e shkarkimit të Stevanoviqit dhe emërimit të doktor Canës./Telegrafi/
Fadil Cana drejtor i ri i Klinikës Infektive në Shkup appeared first on Telegrafi.