Gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova kanë kryesuar listën e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, duke lënë pas shtetasit nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi.

Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA), vetëm në mars, vendet e BE-së kanë pranuar 624 aplikime nga shtetas shqiptarë dhe 513 nga shtetas të Kosovës. Këto numra janë ndjeshëm më të lartë në krahasim me 340 kërkesat nga Maqedonia e Veriut, 272 nga Serbia, 109 nga Bosnja dhe vetëm 37 nga Mali i Zi.

Vendet më tërheqëse për qytetarët maqedonas janë Gjermania, Belgjika dhe Franca, ku nga kërkesat e mëparshme, 457 janë zgjidhur deri më tani, ndërsa 1052 të tjera janë ende në shqyrtim.

Nga ana tjetër, interesi i shqiptarëve për azil vijon të jetë i lartë në Franca, Italia dhe Gjermania, siç dëshmojnë 9145 aplikimet e paraqitura gjatë vitit 2023.

Edhe pse viti 2024 ka parë një numër në rritje të aplikimeve të azilkërkuesve shqiptarë, përqindja e kërkesave të pranuara është veçanërisht e ulët, duke mos e kaluar as 1% të totalit.

Paralelisht, ndërsa vendet e BE-së shënojnë një rënie të përgjithshme të numrit të kërkesave për azil që nga dhjetori 2023, pritjet për azil kanë arritur nivelin më të lartë në shtatë vitet e fundit. Ky trend vjen pas një rënie të lehtë në muajt e dimrit, por që mbetet në përputhje me pritshmëritë e stinës.

Kjo rënie e aplikimeve për azil ndodh në një kohë kur Parlamenti Evropian ka miratuar reforma të reja në kuadrin e menaxhimit të migracionit, duke tentuar të përmirësojë përgjigjet e BE-së ndaj flukseve të ndryshme migratore.

EUAA: Në mars, 340 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuan azil në vendet e BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version