“H.E. (36), mjek në Shërbimin Emergjent Mjekësor në Radovish, ka raportuar se dje rreth orës 19 në ambientet e Shtëpisë Shëndetësore, derisa ishte në vendin e punës, është sulmuar fizikisht nga T.D. (53) nga Radovishi” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Siç njofton SPB Strumic, sot në ambientet e Stacionit Policor në Radovish është zhvilluar bisedë zyrtare me të dyshuarin për sulmin.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish, dhe pas dokumentimit të ngjarjes, policia do të bëjë kallëzim përkatës.
Është sulmuar një mjeku i Shërbimin Emergjent Mjekësor në Radovish appeared first on Telegrafi.