Në Gazetën Zyrtare sot është publikuar shpallje për përzgjedhjen e kandidatëve nga Republika e Maqedonisë për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.

Procedurën e përzgjedhjes do ta bëjë Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përgjegjësitë e këtij komisioni janë të shpallë shpallje publike për përzgjedhjen e kandidatëve, të kryejë procedurën e përzgjedhjes pas marrjes së mendimit nga Paneli Ndërkombëtar Këshillimor i Ekspertëve të Këshillit të Evropës, nëse kandidatët i plotësojnë kushtet, si dhe të paraqesë propozim për përzgjedhjen e tre kandidatëve për gjyqtarë.

Gjykata Kushtetuese njofton se do të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve përmes përfaqësuesit të saj në Komisionin për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjyqtarë në GJEDNJ, gjyqtarit Osman Kadriu./Telegrafi/

Është publikuar shpallje ku kërkohen kandidatë për gjyqtar nga Maqedonia në GJEDNJ në Strasburg appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version