Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë dje në afërsi të f. Bogorodicë, e kanë arrestuar U.H. (61) nga Kosova, kumtoi MPB.
“Gjatë kontrollit në automjetin “fiat doblo” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur 10 migrantë nga Siria. Migrantët dhe automjeti janë transferuar në Qendrën e pranimit “Vinojug” për procedurë të mëtejshme”.
“U.H. është mbajtur në Stacionin policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Është privuar nga liria një shtetas i Kosovës në RMV, ka transportuar emigrantë nga Siria appeared first on Telegrafi.