Sot në orët e hershme të mëngjesit një ekip prej tre zjarrfikësve nga Njësiti i Zjarrfikësve Strumicë kanë nxjerrë trupin e pajetë të D.M. (43), i cili dje u mbyt në ujërat e liqenit të Dojranit.
Ndërsa nga SPB Strumicë kanë konfirmuar se trupi i pajetë është nxjerrë dhe është dorëzuar për autopsi.
Nga ana tjetër, MPB-ja ka njoftuar se dje në ora 10:10 në SPB-në e Strumicës është raportuar se në Dojran një burrë është hedhur nga një varkë në liqen, ka notuar disa metra, pas së cilës është mbytur./Telegrafi/
Është nxjerr trupi i 43-vjeçarit i cili u mbyt në Liqenin e Dojranit appeared first on Telegrafi.