Në mbi 800 metra katrorë, e pajisur me aparaturat më moderne, filloi të punojë Qendra për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev. Reparti i ri i Klinikës disponon dy salla lindjeje, dhoma zgjimi, sallë operacioni, gjashtë inkubatorë dhe katër apartamente, ordinancë neonatologjike, gjinekologjike dhe ordinance për kryerjen e ekzaminimeve. Qendra për nënën dhe foshnjën ofron një qasje multidisiplinare me të gjitha ambientet, pajisjet dhe stafin e nevojshëm për t’iu përgjigjur para, gjatë dhe pas lindjes, si dhe për të gjitha nevojat që lidhen me nënën dhe foshnjën.

Ekipi i mjekëve udhëhiqet nga Prim. Dr. Ljupço Petrovski – gjinekolog, obstetër, subspecialist perinatolog, ndërsa pjesë e ekipit është edhe Dr. Irena Andonova – gjinekologe obstetër, Dr. Nenad Lazarov, gjinekolog obstetër, Dr. Vladimir Kizheski, gjinekolog obstetër, Dr. Violeta Nikollov gjinekologe obstetër, Dr. Vesna Delovska, specialiste pediatre neonatologe, Dr. Liljana Nikoliq – specialiste pediatre neonatologe, dhe të tjerë.

“Hapja e Qendrës për nënën dhe foshnjën është përfundimi i synimit tonë, krijimi i një qendre shëndetësore të plotë dhe një klinike të integruar me të gjitha shërbimet në një vend. Ne kemi krijuar një qendër materniteti me koncept unik, që është edhe investim në shëndetësinë maqedonase, dhe kështu me ofrimin e shërbimeve do të kontribuojë në përmirësimin dhe promovimin e praktikës së maternitetit në sistemin tonë shëndetësor. Me këtë përmbyllim investimin prej 5 milionë eurosh, të cilin e filluam me pajisje të reja, përmirësim dhe zgjerimin e departamenteve ekzistuese, hapjen e disa departamenteve krejtësisht të reja dhe punësimin e mjekëve specialistë më të mirë”, u shpreh Dr. Zhan Mitrev.

Qendra për nënën dhe foshnjën disponon pajisjet më moderne nga prodhuesit më të mirë botëror dhe një ekip mjekësor me përvojë që do të jetë në dispozicion në këtë qendër në çdo kohë dhe do të kujdeset për nënën dhe fëmijën në të gjitha fazat e shtatzënisë dhe pas saj. Foshat në të cilat do të funksionojë qendra përfshijnë të tre tremujorët e shtatzënisë, kryerjen e testeve diagnostikuese, testi HSG, analizat gjenetike si amniocenteza, biopsia koriale, ekografia dhe testet prenatale jo invazive.

Pajisjet e këtij departamenti siҫ janë karriget gjinekologjike dhe karriget e lindjes, aparati EKO, aparati CTG, inkubatorët me kontroll të temperaturës, reanimatorët, blendera me funksion të dyfishtë me CPAP dhe ajër me lagështi me prurje të lartë, janë blerë nga prodhues të njohur dhe më të mirë botëror, duke përfunduar kështu këtë cikël investimi me vlerë mbi 5 milionë euro.
Qendra nis punën me monitorimin e grave shtatzëna në tremujorin e parë, menaxhimin e gjendjeve patologjike në shtatzëni, lindje të sigurt dhe pa dhimbje dhe monitorim adekuat në periudhën pas lindjes. Reparti i neonatologjisë është i pajisur me pajisje moderne dhe staf mjekësor me përvojë që punon me një qasje ndërdisiplinore, duke ofruar kujdes të plotë pediatrik për foshnjën.

Qendra për nënën dhe foshnjën është e përgatitur të mirëpresë pacientët e parë dhe të kujdeset për nënën dhe foshnjën në të gjitha fazat e shtatzënisë dhe pas saj.
Me rastin e fillimit të punës së qendrës, janë krijuar paketa speciale pa kosto të fshehura.

Më tepër informacion në 02 3091 484 / 070 330 638

Është hapur Qendra për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev – maternitet sipas standardeve më të larta në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version