Mëngjesin e sotëm në Shkup është arrestuar një hajdut, i cili kërkohej me fletarrest qendror për të vuajtur dënimin me burg prej dy vitesh.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në ora 09:20 në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në komunën Gazi Babë, B. K. (44) me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup i kërkuar për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
“Personi është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Gazi Babë për procedim të mëtutjeshëm dhe më pas do të dërgohet në institucionin kompetent penalo-korrektues për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Është arrestuar një person nga në Shkup për të vuajtur dënimin me dy vjet burg appeared first on Telegrafi.