Në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, shpenzimet në ndërtimtari për objektet e reja të banimit individual kanë qenë më të ulëta për 8,5 për qind, shpenzimet materiale për 7,8 për qind dhe shpenzimet e punëtorëve për 9,8 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS)
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2023, me periudhën e tremujorit të njëjtit vit, kostot në ndërtimtari për objektet e reja për banim individual janë më të ulëta për 5.2 për qind, shpenzimet për materiale për 11.6 për qind dhe shpenzimet për punëtorët më të larta për 12.0 për qind
Indekset e kostos në ndërtimtari për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual.
ESHS: Për 12 për qind rriten shpenzimet për punëtorët në ndërtimtari appeared first on Telegrafi.