Gjatë muajit maj të vitit 2024 janë dhënë 260 leje ndërtimi, që është për 18.0 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.869.263 mijë denarë, që është për 10.5 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 133 (51.1 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 54 (20.8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 73 (28.1 %) objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 260 objekte, tek 141 (54.2 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 119 (45.8 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 424 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 36.052 m2.
ESHS: Në muajin maj janë dhënë 260 leje ndërtimi appeared first on Telegrafi.