Në fillim të vitit shkollor 2024/2025, në shkollat e rregullta fillore në vend janë të regjistruar 180.627 nxënës, që paraqet një rënie prej 0.8 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor.
Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur për 0.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim të vitit 2024/2025 në shkollat e mesme kishte 67.143 nxënës.
Në shkollat fillore, në fillim të vitit 2024/2025 kanë qenë gjithsej 180.627 nxënës, ndërsa vitin e kaluar shkollor numri i nxënësve ka qenë 182.124.
Edhe pse numri i nxënësve në shkollat fillore është zvogëluar, ka pasur rritje të numrit të mësimdhënësve. Vitin e kaluar shkollor kanë qenë 18.831 mësues, ndërsa këtë vit numri ka shkuar në 19447./Telegrafi/
ESHS-Maqedoni: Numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur për 0.2% appeared first on Telegrafi.