Elmi Aziri sot ri konfirmoi qëndrimin e Frontit Europian se në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale nuk do të apelojnë për mbështetje të ndonjërit prej kandidatëve, respektivisht të Gordana Siljanovskës apo Stevo Pendarovskit.
“Ne do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve, dhe të vendosin sipas vlerësimeve të tyre dhe prioriteteve të tyre.
Kemi përvojë demokratike dhe besoj se të gjithë qytetarët do të mund t’i njohin në mesin e kandidatëve prioritetet e tyre, se cili nga kandidatët në raundin e dytë do t’i plotësojë pritshmëritë e tyre”, tha Aziri.
Elmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale appeared first on Telegrafi.