MPB njofton se sot nga Kosova për në RMV është ekstraduar Besim Krasniqi i cili kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (17.05.2024) zyrtarët policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të MPB-së dhe Njësiti i Policisë Intervenuese të SPB Shkup kanë përfunduar procesin e ekstradimit nga Kosova për në Republikën e Maqedonisë së Veriut i Besim Krasniqit (44), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg për veprat penale grabitje, krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe për terrorizëm.
Personi është dërguar në burgun e Idrizovës”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, Besim Krasniqi appeared first on Telegrafi.