Në Maqedoninë e Veriut duhet të bëhen reforma thelbësore në arsim, duke filluar nga programet dhe duke përfunduar me centralizimin e arsimit sipas shembullit të Sllovenisë, thotë Vllado Dimovski, nga Qendra për Mësim të Përjetshëm.
“Duhet të ketë ndryshim të madh në programe. Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka staf të mirë, vetëm duhet t’u jepet liri për të bërë programe të mira arsimore që do të aplikohen në të ardhmen. Duhet të vijë ministër që e kupton arsimin dhe që do të ketë sens për përmirësimin e situatave në arsim”, deklaroi Vllado Dimovski – Qendra për Tolerancë dhe Mësim të Përjetshëm.
Dimovski thotë se Qeveria e re ka afat deri në shtator për të bërë ndryshime dhe për të hequr gjithçka që nuk ka dhënë rezultat.
“Programet e reja për në shtator do të bëhen tek tani, sepse ministri i ri me siguri do të ndërmarrë aktivitete në arsim dhe ka kohë për t’i bërë ato dhe detyra e parë që duhet ta bëjë ministri i ri i arsimit është të sigurojë para për tekstet shkollore, ka kohë për t’i shtypur sepse nuk ka arsimi pa libra”, u shpreh Vllado Dimovski – Qendra për Tolerancë dhe Mësim të Përjetshëm.
Nga SASHK-u tashmë kanë bërë të ditur se do të kërkojnë nga Qeveria e re që t’i largojë të gjitha mangësitë e theksuara nga mësimdhënësit për konceptin e ri arsimor, i cili është zbatuar si pilot projekt që nga ky vit shkollor.
“Nuk e di nëse do të vazhdojë të realizohet koncepti apo ndoshta do të ketë ndonjë ndërprerje dhe ndonjë lloj bypassi, derisa ky brez të shtyhet deri në fund, por të gjitha këto vërejtje që i bëjnë kolegët nga terreni, të cilat tregojnë që disa gjëra nuk janë të realizueshme, do të kërkojmë që të ndryshohet ligjërisht dhe ndryshimet të bëhen praktikisht me realizimin”, tha Jakim Nedelkov – kryetar i SASHK-ut.
Bëhet e ditur se i gjithë sistemi arsimor në vend, nga mosha parashkollore deri te arsimi i lartë, do të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit. /Alsat/
Ekspertët: Maqedonia ka nevojë për reforma thelbësore në arsim appeared first on Telegrafi.