Lista e zezë e SHBA-ve përfshin politikanë dhe është një mesazh që politikanët e zgjuar duhet ta kuptojnë, veçanërisht tani para zgjedhjeve të shpallura, vlerëson eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lista e zezë amerikane është shumë domethënëse dhe paraqet një mesazh dhe nuk duhet të përjashtojë askënd që është i përfshirë në korrupsion të lartë, thotë Joseph në një intervistë për “CivilMedia” i pyetur nëse lista e zezë, e cila së fundmi u plotësua me një përfaqësues tjetër të komunitetit të biznesit, është e lidhur me strukturat politike, ngushton rrethin dhe se në të ardhmen në të do të jenë politikanët e dikurshëm apo aktualë.
“Që dikush të jetë në atë listë të zezë, i cili nuk ishte vetëm politikan, por ish-zyrtar i lartë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministër, do të thotë se ky nuk është vetëm një rreth biznesi. Këta janë ish-zyrtarë shumë të rëndësishëm, nuk ka asgjë më të lartë se një ish-zëvendëskryeministër dhe nuk duhet përjashtuar asnjë emër. Shihni, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u fut në këtë listë vitin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara për “korrupsion të konsiderueshëm”. Ky ishte termi që përdorte SHBA. Unë thjesht po citoj nga njoftimi zyrtar i SHBA. Pra, kjo përfshinë politikanët dhe ky është një mesazh, me të vërtetë, mendoj se politikanët e zgjuar duhet ta kuptojnë tani para zgjedhjeve. Pra, ne e dimë se zgjedhjet do të vijnë në pranverë”, thekson Joseph.
Në intervistë ai i referohet ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal.
Joesph thotë se “gjëja më e mençur që duhet të bëjë qeveria, e kjo veçanërisht vlen për qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja, është tërheqja e ndryshimeve të Kodit Penal në Kuvend”./Telegrafi/
Edward Joseph: Lista e zezë e SHBA-së është një mesazh që politikanët e zgjuar duhet ta kuptojnë appeared first on Telegrafi.