Në ditët e verës, është një sfidë e vërtetë të gjesh një ekuilibër mes kursimit dhe kënaqjes. Prandaj, ProCredit, si bankë e përgjegjshme, përmes motos “Edhe pushime, edhe kursime” inkurajon kulturën e kursimit me ofertën për depozitë me afat me norma atraktive të interesit dhe afat për vetëm 13 muaj.

ProCredit gjatë periudhës promocionale ofron norma fikse të interesit deri në 3,6% për denarë për një periudhë prej 13 muajsh dhe deri në 2,5% për euro për një periudhë prej vetëm 13 muajsh.

Depozitimi afatshkurtër është një përfitim që klientët e vlerësojnë posaçërisht, sepse për afërsisht një vit paratë janë sërish në dispozicion të tyre dhe ata mund të bëjnë plane të reja për të ardhmen. Pra, nëse filloni të kurseni sot, kursimet tuaja për pushimet verore të vitit të ardhshëm tashmë janë të garantuara sepse norma e interesit është fikse.

ProCredit Bank, si e vetmja bankë me kapital 100% gjerman në vendin tonë, në 20 vitet e fundit ka fituar një reputacion si një bankë e besueshme dhe e qëndrueshme me likuiditet të lartë dhe një vlerësim të lartë kredie, gjë që e bën atë zgjedhje e parë për kursimet e shumë klientëve.

Përveç kursimeve të sigurta për të ardhmen, për herë të parë në tregun tonë ProCredit Bank sjell edhe një përfitim unik – flukse valutore falas nga jashtë deri në fund të vitit për të gjithë klientët e rinj që do të hapin një llogari në periudhën promocionale deri më 31 gusht, që është një kursim shtesë në kosto. Duke marrë parasysh specifikën e transaksioneve me shtete tjera, banka ofron mbështetje dhe shërbim shumë profesional nga këshilltarë personalë bankar, të cilët mund t’u përgjigjen të gjitha kërkesave që lidhen me këto transaksione.

ProCredit Bank njihet për shërbimet e saj digjitale bashkëkohore bankare, kështu që aplikimi për shërbime promocionale mund të bëhet shpejt dhe lehtë, plotësisht online në faqen e internetit të bankës. Përfitoni nga oferta promocionale për kursime dhe transferta valutore dhe aplikoni në lidhjet e mëposhtme.

Aplikacioni i kursimeve: ProCredit Bank – Aplikacion për hapjen e depozitës me afat

Aplikim për hapje llogarie me fluks falas nga jashtë: ProCredit Bank- Pako Bazë

“Edhe pushime edhe kursime” Depozitë promocionale e ProCredit Bank me afat me interesa atraktive për vetëm 13 muaj appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version