Samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik, ndërsa delegacioni shtetëror i Maqedonisë së Veriut do të jetë i prirë nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryeparlamentari, Afrim Gashi.

Në këtë samit ku do të shënohet 75 vjetori i formimit të Aleancës Veriatlantike, do të jenë pjesëmarrës 32 vende aleate dhe disa mysafirëve të rëndësishëm në kryeqytetin amerikan.

Lexo po ashtu
Mickoski bashkë me delegacion të Maqedonisë së Veriut udhëton për në Uashington

Pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë edhe ministri i jashtëm, Timço Mucunski, ministri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ai i brendshëm, Pançe Toshkovski.

Edhe kryeparlamentari Gashi pjesë e delegacionit shtetëror në Samitin e NATO-s në Uashington appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version