Edhe dy raste me kollën e keqe janë konfirmuar në Kumanovë, theksojnë nga Qendra për Shëndet Publik të Kumanovës.
Një foshnje katëmujorshe dhe një fëmijë gjashtëvjeçar janë dy rastet e reja me petrusis. Të dy fëmijët janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Në QSHP ka gjithsej tetë raste të konfirmuara, shtatë në Kumanovë dhe një Kriva Pallankë.
Nga pika e vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë njoftojnë se nga mesi i janarit deri më tani me DiTePer vaksina janë imunizuar 1.260 fëmijë./Telegrafi/
Edhe dy raste të reja me petrusis në Kumanovë appeared first on Telegrafi.