East Gate Mall, pjesë e grupit Balfin në bashkëpunim me grupin LPP i cili përfaqëson brendet Reserved, Mohito, Sinsey, House dhe Cropp, si dhe organizata qytetare “Connect”, zbatuan me sukses nismën për të mbështetur nxënësit në rrezik social gjatë periudhës së diplomimit.
Festat e diplomimit janë një kohë e emocioneve dhe pritjeve të shumta për shumë nxënës të shkollave të mesme, mirëpo barra financiare e blerjes së rrobave mund të paraqet një pengesë të konsiderueshme për nxënësit, prindërit e të cilëve nuk kanë burime financiare dhe i përkasin një kategorie qytetarësh në rrezik social. Duke e njohur këtë sfidë, East Gate Mall së bashku me portofolin e brendeve që grupi LPP menaxhon në qendrën tregtare, siguroi veshje për maturë për 10 nxënës të shkollave të mesme, duke u siguruar që çdo nxënës të përjetojë magjinë e mbrëmjes së maturës.
Bëhet fjalë për kombinime të plota të pesë brendeve, të cilat u zgjodhën me kujdes për të kënaqur shijet e ndryshme të dhjetë nxënësve dhe që secili të gjejë stilin e tij/saj për të festuar mbrëmjen e maturës ashti si i ka hije.
.
“LPP si kompani me përgjegjësi shoqërore është e vetëdijshme se ekzistojnë fëmijë që kanë nevojë për ndihmën tonë. Për këtë qëllim, në kuadër të aksionit të dedikuar për maturantët, të organizuar me East Gate Mall dhe Connect, siguruam veshje të reja për 10 nxënës të shkollave të mesme nga Shkupi të cilët vijnë nga familje në rrezik social. Angazhimi ynë nuk përfundon këtu, ne mbetemi të përkushtuar ndaj komunitetit dhe si kompani do të vazhdojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Dhe dua të shpreh mirënjohjen time për drejtorin ekzekutiv të East Gate Mall, z.Igor Davkov, i cili kontribuoi për realizimin e kësaj fushate”- tha Olga Josevska, drejtoreshë ekzekutive e grupit LPP për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Përveç sigurimit të donacionit, rëndësie të veçantë kishte edhe fakti që ato të arrijnë në duar të duhura dhe aty ku duhen vërtet. Organizata qytetare “Connect”, e cila merret me filantropi strategjike, u përfshi në këtë bashkëpunim dhe luajti një rol kryesor në lidhjen e donatorëve me të rinjtë e shkollave të mesme dhe sektorin civil, me qëllim të krijimit të një ndikimi pozitiv në shoqëri.
“Kompanitë kanë pushuar prej kohësh të jenë vëzhgues të problemeve në shoqëri, por janë aktorë aktiv në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Nëpërmjet projektit të USAID-it “Partneritete për Donacione”, shërbimi ynë “Connect” lidh kompanitë me organizatat e shoqërisë civile në iniciativa me ndikim të ndërsjellë si kjo. Ishte kënaqësi të lehtësoja procesin e bashkëpunimit dhe të dëshmoja entuziazmin e punonjësve të East Gate Mall, LLP, aktivistëve dhe organizatave të shoqërisë civile Qendra e Burimeve Rome, Ljubeznost dhe Ways2Help. Ata punuan së bashku dhe investuan nga zemra që nxënësit e shkollave të mesme, vajza dhe djem, që kanë më pak mundësi, të kenë të njëjtën kënaqësi si të tjerët. Të dhurosh është dashuri, ndaj frymëzoji të tjerët!” – tha Viktor Mirçevski, drejtor programi i “Connect”.
Fushata për veshjet e dhuruara luan një rol jetik për të siguruar që çdo maturant të ketë mundësinë të ndihet i sigurt, me stil dhe të festojë maturën ashtu si shokët e vet të klasës.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi bashkëpunuar me LPP-në dhe grupin Connect me të cilët, të paktën për një moment, kemi bërë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e të rinjve nga komuniteti ynë. Asnjë nxënës nuk duhet të humbasë mundësinë për të festuar siç duhet maturën për shkak të kufizimeve financiare. Këtë vit, përveç faktit që falë të gjitha dyqaneve në qendrën tonë tregtare, kemi mundësuar oferta të shkëlqyera për vizitorët, vendosëm të bëjmë diçka më shumë, sepse jemi të vetëdijshëm që ekzistojnë edhe fëmijë që kanë nevojë për ndihmën tonë. Duke marrë parasysh të gjitha mundësitë, kuptuam se donacioni me LPP dhe Connect është zgjedhja e duhur” – thotë Igor Davkov, drejtor ekzekutiv i East Gate Mall.
Qëllimi i kësaj nisme ishte të krijonte kujtime të qëndrueshme për dhjetë të rinjtë që do t’i mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre. Në qendrën tregtare thonë se këtë nismë do ta vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm dhe ideja është që ajo të shndërrohet në traditë.
“Është gjithmonë kënaqësi të punosh me të rinj që kanë të gjithë të ardhmen e tyre përpara, veçanërisht kur mund të ndihmojmë të paktën në një farë mënyre për të kapërcyer sfidat sociale dhe për të përjetuar përvoja rinore pa barrën e kujdesit financiar për ta dhe prindërit/kujdestarët e tyre. Gjithashtu, inkurajon dëshira dhe iniciativa e sektorit të biznesit për të treguar përgjegjësi sociale dhe altruizëm në vepër dhe për ta bërë këtë në bashkëpunim me sektorin civil që bashkëpunon ngushtë me këto grupe qytetarësh. Pata nderin që së bashku me Connect, të diskutojmë sfidat e së ardhmes dhe të zgjedhim veshje me maturantët, të cilët i kemi zgjedhur me ndihmën e Qëndrës Burimore Rome, Ljubeznost dhe Ways2Help. Energjia dhe gëzimi i tyre, shpresoj pas diplomimit, do t’i çojë në aventura të guximshme në të cilat do të ecin me krenari” – Aleksandra Spaseska, aktiviste qytetare.
Përveç kësaj, për stilin e flokëve të maturantëve është kujdesur studioja e parukierisë Daron, ndërsa për grimin është kujdesur Fabu Spot, të cilat janë pjesë e brendeve të pranishme në qendrën tregtare.
East Gate Mall dhe grupi LPP dhuruan veshje për maturë për nxënësit e shkollave të mesme në rrezik social nga Shkupi appeared first on Telegrafi.