Dy prindër nga Shkupi kanë përfunduar në polici, pasi të njëjtit kishin rrahur bijën e tyre. Deri në përfundimin e dokumentimit të rastit, e bija e tyre do të qëndrojë në Qendrën për Punë Sociale, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21
“Më datë 24.02.2024 në Stacionin policor në Bit Pazar është realizuar bisedë informative me E.M.(42) dhe F.M.(37), që të dy nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kane maltretuar bijën e tyre. Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për punë sociale ku është dorëzuar e mitura për procedurë të mëtutjeshme të përgjegjësisë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës në bazë të nenit 201 të Kodit Penal “lëshim dhe maltretim të personit të mitur””, thuhet në njoftimin e MPB-së.
E rrahën të bijën, prindërve nga Shkupi u merret e drejta për përkujdesje appeared first on Telegrafi.