
Deputetët e “Të Majtës” propozuan ndryshime në Kodin Penal që do të heqë parashkrimin për veprat penale të kryera nga zyrtarët.
Ata vlerësojnë se ndryshimet aktuale janë amnisti për elitën politike dhe biznesore dhe nxitje për korrupsionin.
OBRM-PDUKM dhe ZNAM njoftuan se do ta shqyrtojnë iniciativën para se të marrin qëndrim. Ministria e Drejtësisë po punon për zgjidhjen e dëmeve nga ndryshimet e diskutueshme.
LSDM mbështet ligje më të rrepta për zyrtarët, por është kundër zgjidhjeve ad hoc. Ata besojnë se një Kod i ri Penal, i hartuar me ekspertë të BE-së dhe i bazuar në modelin gjerman, është hapi i duhur përpara.
Ndryshimet e miratuara një vit e gjysmë më parë u kritikuan si brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe Komisionin Evropian./Telegrafi/
“E Majta” propozon ndryshime në Kodin Penal në Maqedoni appeared first on Telegrafi.