Nga partia e Dimitar Apasievit thonë se OBRM-PDUKM refuzoi ofertën e partisë për mbështetje të riorganizimit të ministrive në këmbim të sjelljes së ligjit për një njësi zgjedhore. Sipas tyre, Mickoski vendosi të ulet në tryezë me partnerin e vjetër të koalicionit.
“Takimi i djeshëm me OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së kaloi me sukses dhe kjo u pasqyrua me mbështetjen e plotë në ndryshimet e Ligjit për organizim të punës së organeve shtetërore nga ana e Frontit Evropian”, thonë nga E majta.
Deputetët e partisë E majta votuan kundër për shkak të procedurës, por edhe për shkak të, siç thonë ata, mospërmbushjes së premtimit të Mickoskit për një njësi zgjedhore.
Ndryshe, me votimit e mbrëmshëm, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 16 do të ketë 20 ministri./Telegrafi/
E Majta: Propozimi i Mickoskit për riorganizim të ministrive u mbështet nga BDI appeared first on Telegrafi.