Deputetët e “Së Majtës” kanë parashtruar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Afrim Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Punë e pakujdesshme në shërbim” e dënueshme nga neni 353-c të Kodit Penal, me burgim me kusht deri në tre vjet, informojnë nga partia.

“Ky kallëzim i parë kundër kryeparlamentarit aktual është bërë për shkak të mosveprimit zyrtar dhe sjelljeve të paligjshme me vetëdije e keqdashëse në rastin e mosrevokimit të mandatit të deputetit Talat Xhaferi të BDI-së për shkak të papajtueshmërisë së kryerjes së funksioneve të kryeministrit dhe deputetit, thuhet në deklaratën e partisë, thonë nga atje.

Nga atje thonë se ekipi ligjor i “Së Majtës” do të vijojë të monitorojë me vigjilencë ligjshmërinë e punës së kryeparlamentarit të ri dhe do t’i përgjigjet në përputhje me çdo veprim apo mosveprim të kundërligjshëm”

”E Majta” ngriti padi penale kundër Gashit, për shkak të mosrevokimit të mandatit të Talat Xhaferit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version