Deputeti nga “E Majta”, Rexhep Ismail, ka akuzuar se Kryeministri Mickoski dhe Ministri i Jashtëm Toshkovski, kanë shmangur përgjigjet në pyetjet e deputetëve lidhur me tragjedinë në Koçan.
Përmes një statusi të publikuar në Facebook, Ismail, potencon se në këtë seancë, dy funksionarët lanë të hapur shumë dilema lidhur me veprimin institucional.
“Përse Kryeministri, në press-konferencën e parë pas tragjedisë në Koçanë, mbronte Kryebashkiakun e Koçanës, duke deklaruar se ai nuk është fajtor – a nuk është kjo mbulim qeveritar i të dyshuarve?
Përse “shtabi i krizës” së Kryeministrit nuk është formuar konform ligjit?
Pse në press-konferencën e parë Mickoski publikoi dokumente me të cilat cënoi dhe kompromitoi hetimin?
A thua se me vendimet paraprake qeveritare, ku kërkonte shkarkimin e Prokurorit Shtetëror, kurse pas tragjedisë thotë se s`ka probleme me Prokurorin, në fakt i ofron dobi të ndërsjelltë?”
Nga “Levica” thonë se Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, nuk është përgjigjur në pyetjet se përse asnjë nga udhëheqësit aktual të institucioneve në mandatin e të cilëve ndodhi incidenti në Koçanë nuk janë të dyshuar apo nuk janë të përfshirë në hetimet.
Shtrojnë pyetjen nëse pjesë e personave udhëheqës të MPB-së në rajonin e Koçanës, janë aktivistë partiak të OBRM-PDUKM-së dhe përse MPB-ja nuk e ka ndërprerë ngjarjen në kabarenë “Puls” kur qartazi ka vërejtur këto lëshime”, reagon Ismail.
Ai shton se policia ka fshehur disa detaje, duke mos dhënë përgjegjësi se si të miturit lejohen në një diskotekë.
“Ngjarja nuk është paraqitur në SPB Shtip dhe Policinë e Koçanës.
Policia nuk ka reaguar ndaj pranisë së të miturve pas mesnatës si dhe nuk ka ndaluar shitjen e alkoolit për të miturit.
Policia qartazi ka parë diskrepancën e madhe midis biletave të shitura dhe numrit të njerëzve në objektin.
A është I saktë informacioni se objekti nis të rinovohet pikërisht pas ndryshimit të kryeshafevave me qeverinë e rë – korrik 2024 dhe i njëjti hapet në nëntor 2024 edhe atë pa licensë, kurse megjithatë policët kanë shkuar në aksione policore, tashmë në kabarenë e “egër”
Por, kjo nuk e ka penguar që të mos dorëhiqet”, shkruan në Facebook, deputeti Ismail.
“E Majta”: Mickoski dhe Toshkovski shmangën pyetjet e deputetëve për tragjedinë e Koçanit appeared first on Telegrafi.