Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, ka takuar dhe biseduar me të lënduarin Cane Srbinovski, 61 vjeç, banor i fshatit Drenovci të Komunës së Dollnenit, i cili është sulmuar nga një ari në malin Mukos, në zonën e gjerë të fshatit Omorani në territorin e Komunës së Çashkës të dielën.
Pas dy ditësh, Srbinovski është gjetur nga familjarët e tij dhe nga vendi ku ka mbajtur lopët dhe ka qenë duke qëndruar në një objekt të improvizuar, është transportuar në spitalin e Velesit, nga ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar për mjekim shtëpiak.
“Teksa ruaja viçat, më doli ariu para. Më kapi këmbën dhe unë rashë në shpinë. Isha me çizme, ajo me kapi lart nëpër çizme dhe nuk kisha cfare të bëja, nuk e di si arrita ta largoja. E godita në fytyrë me këmbën time të djathtë, por ajo më kapi përsëri këmbën. Zoti më dha forcë, nuk di si, e kapa ariun nga veshët. E mbajta i frikësuar dhe më pas arrita ta largoja. U ngrita, u largova menjëherë dhe kur arrita në kasolle m’u mpi këmba. Qentë lehnin, ajo qëndronte në këmbë”, tregoi Serbinovski.
Ai ka dëmtuar kyçet e këmbës, si dhe ka gërvishtje të vogla në këmbë.
Ndryshe, ky nuk është rasti i parë i sulmeve nga arinjtë. Ditë më parë një turist danez u sulmua nga ariu në Kodrën e Diellit./Telegrafi/
“E kapa ariun për veshi dhe arrita ta largoja” – Cane Sërbinovski tregon si u sulmua nga ariu appeared first on Telegrafi.