Shofer i panjohur, me veturë ka goditur një të mitur me biçikletë në Kërçovë, pas çka i njëjti ka ikur. I mituri është lënduar rëndë dhe po trajtohet në spitalin e Kërçovës. Policia është në kërkim të shoferit.
Në njoftimin e përditshëm të MPB-së thuhet se aksidenti ka ndodhur në mes të ditës, por ende nuk ka informacione për makinën dhe drejtuesin e mjetit.
“Me datë 26.08.2024 në ora 15:35 në stacionin policor të Kërçovës është raportuar se automjeti i pasagjerëve në bulevardin “Osloboduvje” në Kërçovë ka goditur biçikletën e drejtuar nga një i mitur nga Kërçova, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes”.
“Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë. Nga ana e ekipit inspektues nga DPB Kërçovë është kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.
E goditi me makinë një të mitur në Kërçovë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia në kërkim të shoferit appeared first on Telegrafi.