Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, zyrtarë policorë të MPB-së sot, menjëherë pas daljes nga burgu “Idrizovë” – Shkup, e kanë ndaluar një person i cili me vendim të Presidentes së Republika e Maqedonisë së Veriut, vendimi me burg iu zëvendësua me kusht, sepse i njëjti është hetuar për vepër të re – Vrasje nga neni 123 në lidhje me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për personin është zhvilluar procedurë paraprake në lidhje me incidentin e armatosur të ndodhur më 14 tetor në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” në Çair. Ekspertiza për praninë e grimcave të barutit, të cilat janë kryer me urdhër të prokurorit publik, vërtetuan konstatimet fillestare se tashmë i dyshuari ka shtënë disa të shtëna me armë zjarri – pistoletë në drejtim të viktimës me qëllim që ta vrasë atë, por i ka shkaktuar vetëm një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës.

Menjëherë pas mbërritjes së ekspertizës, sot është miratuar urdhër për hetimin e të dyshuarit, ndërsa propozim për caktimin e masës së paraburgimit do t’i dërgohet gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Për të njëjtën ngjarje, pas kallëzimit penal nga MPB-ja kundër tre personave, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë penale kundër tyre për veprën “Pjesëmarrje në përleshje”./Telegrafi/

E fali Siljanovska, u arrestua përsëri appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version