Njësia nacionale për kontrabandë me migrantë dhe trafikim me qenie njerëzore në Sektorin e Hetimeve të Krimeve të Rënda ka ngritur kallëzim penal kundër A.M.(44), A.M (35), F.A.(61) dhe Gj.K (55) të gjithë nga Shkupi, dhe kundër M.M (41) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “trafikimi i fëmijëve”.
“Gjatë vitit 2024, të raportuarit A.M., A.M., F.A. dhe G.K., duke shfrytëzuar gjendjen financiare të të akuzuarës M.M., e cila ishte shtatzënë, e kanë mashtruar duke i ofruar ndihmë financiare në shumë prej 250 deri në 270 euro, si dhe ekzaminime mjekësore falas për adoptimin e paligjshëm të foshnjës së saj të porsalindur”.
“Më 18 shkurt 2025, pasi M.M. ka sjellë në jetë një vajzë, me deklaratë noteriale i ka dhënë kujdestarinë A.M, se vullnetarisht e lë foshnjën për kujdesin, edukimin dhe mbështetjen e saj, për të cilën është paguar një shumë prej 4000 euro. Nga gjyqtari i procedurës paraprake, A.M. dhe M.M. u është caktuar masa e 30 ditë paraburgim, ndërsa A.M., F.A. dhe G.K. u është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, thonë nga MPB.
E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë appeared first on Telegrafi.