Shoferi i cili në shtator të vitit 2022 ka goditur për vdekje njëzet e dy vjeçaren Teodora Ristevska është dënuar me dy vjet burgim, ka vendosur Gjykata Themelore në Tetovë. Më në fund në gjykatë doli i akuzuari M.P. dhe pasi iu lexua aktakuza, ai e pranoi fajësinë.

Në shtator të vitit 2022, 22-vjeçarja Teodora u përplas në Tetovë nga një “BMW”, drejtuar nga M.P. (44). Gjykata e Tetovës në nëntor 2023 e dënoi shoferin me tre vjet e gjysmë burg. Ai u ankua kundër dënimit, Prokuroria e Lartë Publike në Gostivar e pranoi ankesën dhe Gjykata e Apelit në Gostivar e uli dënimin e të akuzuarit në dy vjet burg.

Por ai nuk përfundoi në burg, por Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e tij për rishikim të jashtëzakonshëm të vendimit dhe rrëzoi të dy vendimet e gjykatës më të ulët dhe e ktheu rastin në gjykatën themelore për rigjykim./Telegrafi/

Dy vite burg për shoferin që aksidentoi për vdekje Teodorën nga Tetova appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version