Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan, në afërsi të zonës industriale në Shtip. Sipas informacioneve fillestare nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, ka konfirmuar se në këtë autostradë të shpejtë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Ajo tha për AIM-n se hetimet dhe sigurimi i vendit të aksidentit nga ana e policisë është duke vazhduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:25 mes dy automjeteve të pasagjerëve.

 

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të në rrugën Shtip – Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version