
Dy ish-kryetarë të Komunës së Koçanit ndodhen në institucionin ndëshkues përmirësues Burgu i Kumanovës, njoftuan sot organet kompetente të burgut.
“Aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, bëjnë të ditur nga burgu.
Dje, PPRMV njoftoi se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.
Dy ish-kryetarët e Koçanit të privuar nga liria për tragjedinë e zjarrit, ndodhen në burgun e Kumanovës appeared first on Telegrafi.