Klinika Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek më të vegjlit në Kozle të Shkupit, njoftoi se 10 fëmijë janë në terapi intensive dhe dy prej tyre janë vendosur në mbështetje për oksigjen.

Ditët e fundit vihet re një numër i shtuar i vizitave ambulatore dhe shtrimeve në spital.

Aktualisht janë të shtruar në spital 65 pacientë. Javën e kaluar janë regjistruar 1412 raste, që është mbi 34 për qind më shumë se javën e kaluar.

Numri i rasteve krahasuar me të njëjtën periudhë sezonin e kaluar është 15.7 për qind më i ulët.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar janë në Shkup. Kulmi i gripit pritet të jetë në mes të shkurtit.

Dy fëmijë janë në mbështetje me oksigjen në Kozle, aktualisht në spital ka 65 pacientë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version