Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi, sot ka folur në lidhje me privatizimin e një pjese të tokës së spitalit, çështje të cilën dje e ngriti drejtori i spitalit Ilir Demiri.

Besar Durmishi tha se komuna do ta shfuqizojë atë plan në të cilin një pjesë e tokës së spitalit është e privatizuar dhe do të sjellin plan të ri urbanistik.

“Do të fillojmë procedurën e shfuqizimit të planit të vjetër, pasi shihet se ka tendenca tjera. Plani i ri do të hartohet për interesat e qytetarëve, e jo të mafias urbane. Atë që e kemi thënë, dje e konfirmoi edhe drejtori i spitalit të Tetovës, pra që udhëheqësia e komunës ka shuar ambiciet e atyre gjë duan të uzurpojnë”.

Lexo po ashtu
Ilir Demiri: Ish-udhëheqësia e Komunës së Tetovës ka privatizuar parcelë të spitalit

“Pasi të realizojmë planin e ri, do t’ia dorëzojmë spitalit dhe më pas do të jetë nën kompetencë të tyre se di do të veprojnë më tej”, tha mes tjerash Durmishi.


Lexo po ashtu
Akuzat për privatizim të tokës së Spitalit të Tetovës, reagon Sadi Bexheti

Ndryshe, dje drejtori i spitalit Ilir Demiri tha se një pjesë e tokës së spitalit është privatizuar në kohën e udhëheqjes së Sadi Bexhetit. Ky i fundit reagoi duke thënë se gjatë qeverisjes së tij me komunën nuk është bërë asnjë privatizim i parcelës së spitalit./Telegrafi/

Durmishi për tokën e privatizuar në Spitalin e Tetovës: Do të fillojmë procedurën për shfuqizimin e planit të vjetër appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version