Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi thotë se për 100 ditë qeveri arritën të ulin marzhen e tregtisë me pakicë, ulën shpenzimet e amvisërisë, hyri në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare.

“Së pari ulëm marzhet e tregtisë me shumicë dhe tregtisë me pakicë të pajisjeve shkollore, duke ulur kështu shpenzimet për amvisëritë, veçanërisht për ato për që kanë nxënës.

Më pas, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve, publikuam Shportën konsumatore vjeshtor dhe kufizuam marzhat në 10% në tregtinë me shumicë dhe në tregtinë me pakicë në 73 produkte themelore ushqimore , diçka që është shumë e rëndësishme për të gjitha amvisëritë.

Kjo masë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme si shporta e Krishtlindjeve, shporta e Ramazanit, shporta e Pashkëve, e gjithë kjo me qëllim që t’u dalim në ndihmë qytetarëve para festave kur ka rritje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore.

Masa ka arritur rezultatet dhe tashmë mund të themi se çmimet e produkteve themelore ushqimore në raftet në marketet janë ulur nga 5-10%”

Në këtë drejtim, është e rëndësishme të thuhet se hyri në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare, me të cilin kufizohen rabati dhe shpezimet plotësuese për mbi 2500 produkte ushqimore, nga të cilat presim ulje të mëtejshme të çmimeve të ushqimit deri në fund të këtij muaji., tha Durmishi.

Durmishi shtoi se 1777 vauçerë për turizëm me vlerë prej 32 milionë denarë u dhanë për punëtorët me të ardhura të ulëta që të mund të kalojnë pushimet e tyre në disa nga qendrat tona turistike. Me këtë masë, ne jo vetëm që mbështesim objektet hoteliere vendore, por u mundësojmë punëtorëve me të ardhura të ulëta dhe familjeve të tyre pushime në vendet turistike vendore./Telegrafi/

Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version