Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një dalje për media tha se masat për uljen e çmimeve kanë dhënë rezultat.
Durmishi bëri të ditur se së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të dalin në teren. Siç bëri të ditur nesë vërehet se ka rritje të çmimeve, Durmishi paralajmëroi masa më rigorize.
“Në pjesën e ushqimeve dhe pijeve, janë zvogëluar çmimet. Informacionet i kemi se këtë muaj, muajin prill të dhënat tregojnë se çmimet në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë ulur, kështu që masat kanë dhënë rezultat. Tutje, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të jemi në teren, do t’i shohim çmimet, nëse ka devijim nga ana e marketeve, nëse kemi rritje enorme të çmimeve, normalisht që do të shkojmë sërish me masa të reja”.
“Nëse nuk sillen siç duhet tregtarët, ose i rrisin çmimet do të ketë sërish masa rigoroze, nga ato që kemi tani”, deklaroi Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.
Durmishi: Nëse ka rritje të çmimeve, do të ketë masa më rigoroze appeared first on Telegrafi.