Kryetari i Këshillit të Tetovës, Besar Durmishi sot në një konferencë për shtyp foli për emërimin e komandantit të përgjithshëm të policisë në Tetovë, punësimit në çerdhe dhe për çmimin e ujit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Durmishi tha se Këshilli ka refuzuar dy kandidatë të propozuar nga shumica parlamentare sepse nuk i kanë plotësuar kushtet.
“Kjo qeveri e korruptuar ka propozuar komandat të policisë me kompetencë të përgjithshme i cili nuk ka plotësuar kushtet, të cilën këshilli e refuzoi. Më pastaj ata kanë propozuar një kandidatë tjetër i cili poashtu nuk i plotëson kushtet po kësaj radhe ka edhe nepotizëm sepse bëhet fjalë për një kandidat burrë i një deputetes”, tha Durmishi.
Ai tha se BDI-së i duhet policia për që të shantazhojë votuesit.
Durmishi tha poashtu tha se edhe vendi anëtarë i KSHZ-së nuk i jepet opozitës.
Ai gjithashtu akuzoi ministrat e shumicës parlamentare se nuk japin pëlqimin e punëtorëve të rinj nëpër çerdhet e Tetovës, të cilët do të zëvendësojnë punonjësit të cilët dalin në pension.
Durmishi gjithashtu tha se pikë e rendit të ditës në Këshillin e Komunës është edhe çmimi i ujit, ku siç theksoi, do të ketë rritje të çmimit.
“Do të ketë rritje të çmimit të ujit të vendosur nga Komisioni Rregullator për Energjetikë”, tha Durmishi/Telegrafi/
Durmishi: Do të ketë rritje të çmimit të ujit në Tetovë appeared first on Telegrafi.