Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, bëri të ditur se deri të premten do të përgatitet një shportë konsumatore vjeshtore me 100 produkte të ndryshme ushqimore, në bazë të së cilës do të bëhet simulimi për kufizimin e çmimeve apo marzheve prej prej 5, 10 apo 15 për qind.

Siç tha Durmishi, grupi punues do të marrë vendim për këtë masë, e cila javën e ardhshme do t’i dorëzohet qeverisë për miratim dhe fillimin e procedurës për respektimin e masave.

“Varësisht se si do ta realizon punën grupa e punës nesër do të na informoj se cilin vendim do ta ndërmarrim. Më pastaj atë vendim do ta dorëzojmë në Qeveri ku do të duhet të marrim vendim dhe të nisim realizimin e asaj mase. Ajo masë do të quhet shporta e konsumatorit për në vjeshtë e cila do të jetë në interes të qytetarëve. Kjo masë do të vazhdojë me aktivitetet e tilla që në të ardhmen të kemi shportë konsumatore për sezonin e dimrit, shporta konsumatore për Ramazan, shportë konsumatore për Pashkët”, deklaroi Besar Durmishi, ministëri Ekonomisë.

Durmishi bëri të ditur se Ligji për praktikat e padrejta tregtare do të hyjë në fuqi deri në fund të muajit, duke shtuar se kompanitë kishin gjashtë muaj kohë për të rregulluar çmimet. Pas vizitës në disa librari të vendit, ministri i Ekonomisë Besar Durmishi theksoi se po respektohet masa për mjetet shkollore “Më pak kosto, më shumë për ju”.

Masa, e cila u prezantua javën e kaluar, ngrin marzhin e mjeteve shkollore në 10 për qind në shitje me pakicë dhe 5 për qind në shumicë, me synimin për të ulur çmimet dhe kostot për familjet me nxënës.

Durmishi: 100 produkte nga shporta konsumatore do të kenë çmime të kufizuara appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version