Herët në mëngjes në rrugën rajonale Kumanovë – Shën Nikollë, në vendbanimin Dobroshanë, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kumanovës kanë privuar I.I (21) nga Kumanova.

Ministria e Punëve të Brendshme raporton se gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Polo me targa të Kumanovës, të cilën e drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se shoferi ishte nën efektin e alkoolit, gjegjësisht se kishte 1.52 promilë alkool në gjak, pas së cilës është hequr menjëherë nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të ngrihet akuza e nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, policia e Kumanovës privoi nga liria 21 vjeçarin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version