Nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira. Në orët e para të mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtra, bubullima dhe erë të fortë.

Gjatë ditës në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

“Ditën e mërkurë dhe të enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të herëpashershme të dendura shiu dhe bubullima, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Më pas pritet mot stabil dhe më i ngrohtë”, thonë nga DPHM.

DPHM: Nesër mot jo stabil me reshje të shiut dhe bubullima appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version