![DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë](https://geology.com/world/macedonia-map.gif)
Mëngjeset më të ftohta sot janë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, me -2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, me 5 gradë, njofton DPHM.
Në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Llazaropole është matur -1 gradë, 0 në Vinicë, 1 në Berovë, 2 gradë në Tetovë, Ohër, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep, 3 në Shkup-Petrovec, Manastir, Veles dhe Shtip dhe 4 gradë në Strumicë dhe Demir Kapi.
Trashësia e mbulesës së borës në orën 07:00 është 31 centimetra në Kodër të Diellit dhe 9 në Mavrovë.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell.
Paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull. Nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të herëpashershme të shiut.
DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë appeared first on Telegrafi.