Gjatë gjithë javës së ardhshme zona jonë do të jetë nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, e cila do të vazhdojë të mbajë mot relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit, thonë nga Departamenti Meteorologjik.

Nesër moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare.

Dy ditët në vijim, sidomos në orët e mbrëmjes dhe të natës, do të ketë reshje lokale shiu e jo të rrëmbyeshëm, të përcjellë me shtrëngata.

Kushtet për reshje të lokalizuara shiu do të vazhdojnë edhe mëngjesin e së enjtes.

Gjatë periudhës së parashikimit do të fryjë erë e fortë jugore dhe temperaturat do të rriten sidomos në mëngjes.

DPHM: Edhe gjatë javës së ardhshme do të kemi mot të ngrohtë, reshje shiu priten vetëm të enjten appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version