Goce Trajkovski, një nga dëshmitarët kyç në gjykimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, i cili ishte në arrati dhe i dyshuar për djegien e një kafeneje, sot është vetëdorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës njoftojnë nga MPB.

Për të është lëshuar një urdhër arresti.

Ai ishte planifikuar të dëshmonte për rolin e tij në kërkimin e Vanya më 15 nëntor, por nuk u paraqit në gjykatë për shkak të sulmeve të panikut.

Trajkovski, një nga dëshmitarët kyç, së bashku me babain, mblodhën video dhe ndërmorën aktivitete për gjetjen e fëmijës. Më pas nga Prokuroria në një konferencë mësohet se ai ka edhe statusin e të dyshuarit për zjarrvënie pasi sipas të dhënave nga aty më 13 nëntor së bashku me tre persona të tjerë i ka vënë flakën një kafeneje që ndodhej në një ndërtesë në Kisella Vodë./Telegrafi/

Dorëzohet në polici Goce Trajkovski, dëshmitari i vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version