Nëntë aparate të lojërave të fatit, si dhe 405 pjesë për mirëmbajtje, janë kapur pasi që importuesi ka tentuar për t’i kontrabanduar në mes të mallit të deklaruar për zhdoganim importues në njësinë doganore Gjevgjeli.
Aparatet së bashku me pjesët e mirëmbajtjes janë zbuluar pas një kontrolle të detajuar të kryer nga ekipi mobil të Sektorit për kontroll dhe hetime.
Kundër kompanisë importuese të pjesëve për kazino dhe aparateve për lojëra të fatit janë parashtruar kallëzime përkatëse për shkeljen e rregullave doganore.
“Drejtoria e Doganave në kuadër të kompetencave të saj në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete për parandalimin e kontrabandës dhe ekonomisë gri”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave./Telegrafi/
Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të aparateve për lojërat e fatit appeared first on Telegrafi.