“Drejtoria Doganore vendos kontroll të përforcuar në vendkalimin kufitar Bllacë me qëllim të parandalimit të tentimeve për kontrabandim të dërgesave postare”. Kështu u theksua në takimin e sotëm të drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me drejtorin e përgjithshëm të Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi.
“Në dy raste janë parandaluar tentativat për kontrabandim të dërgesave më të mëdha me postë të shpejtë. U nisëm në drejtim të çrrënjosjes së plotë të përpjekjeve të tilla. Megjithatë do të shkojmë me kontrolle të përforcuara në vendkalimin kufitar”, theksoi Nikollovski.
Të dy palët u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit.
Drejtoria Doganore, siç kumtoi, sipas kompetencave të saj vepron në drejtim të lehtësimit të tregtisë legale dhe zbulimit të krimit.
Dogana e Maqedonisë: Në “Bllacë” kontrabandohen dërgesa postare appeared first on Telegrafi.