Drejtoria doganore parandaloi një kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar me ligj.
Siç informoi sot drejtori i Doganave, Boban Nikolovski, janë konfiskuar 32 kuti me 192 kilogramë anabolik steroide në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kundër autorëve është dorëzuar kallëzim penal.
“Bëhet fjalë për Oxanaboilic dhe Metanabol për përdorim oral, si dhe Testec, Testen dhe Sustamix për injeksion”, tha Nikollovski në konferencë për media në Aeroportin e Shkupit.
Lidhur me rastin, ai theksoi se nga Agjencia Botërore kundër Dopingut është konstatuar se Dogana e Maqedonisë ka gjurmuar një zinxhir të tregtisë ilegale me substanca të tilla, që paraqet trend modern të substancave të ndaluara stimuluese që shkaktojnë varësi.
“Me këtë konfiskim, Maqedonia aktualisht është në tre vendet e para në nivel botëror në listën e Agjencisë Botërore Antidoping për konfiskimet e substancave të ndaluara”, theksoi drejtori.
Sipas ministrit të sportit Borko Ristovski, shteti do të qëndrojë fuqishëm kundër përdorimit të substancave të ndaluara për të arritur rezultate të mira.
Dogana e Maqedonisë konfiskon 192 kilogramë steroide me vlerë 5.5 milionë denarë appeared first on Telegrafi.