Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin mbi konfiskimet që janë bërë kohës së fundit.

Nga Dogana njoftojnë se në pikën kufitare “Tabanoc”, një shtetas i Serbisë ka tentuar të fusë në Maqedoni një pushkë ajrore.

“Një pushkë ajrore GAMO/SPAIN, model BIG CAT 1000-E, me shënjestër optike dhe lazer, është gjetur në bagazhin e veturës me targa të Serbisë, me të cilën shtetasi serb është paraqitur për hyrje në vend përmes vendkalimin kufitar Tabanoc”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

 

Dogana e Maqedonisë konfiskoi një pushkë ajrore, që u gjet në veturën me targa të Serbisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version