Dogana e Maqedonisë njofton se është parandaluar futja e paligjshme e devizave në vendkalimin kufitar Bllacë në vlerë prej 7.800 euro, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri është zbuluar një sasi më të madhe të devizave të padeklaruara.
“Personi është shtetas i Maqedonisë i cili udhëtonte me veturë me targa çeke. Në pyetjen e inspektorëve të doganës nëse ka diçka për të denoncuar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ndërsa automjeti është kontrolluar, ku në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9.800 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro, të cilat qytetarët e Maqedonisë mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i raportuar, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar”.
“Ndaj personit është ngritur kallëzim për vepër penale në valutë.
Dogana njofton qytetarët se gjatë daljes nga vendi mund të sjellin para efektive të huaja në shumën prej 2 mijë euro për person. Nëse kanë valutë mbi 2 mijë euro, janë të detyruar ta denoncojnë në organin doganor duke paraqitur konfirmim nga banka ose këmbimore. Nuk lejohet nxjerrja e valutës mbi 10 mijë euro”.
Dogana e Maqedonisë: I konfiskohen 7.800 euro të padeklaruara një personi në Bllacë appeared first on Telegrafi.