Në seancën e djeshme të qeverisë u formua organi në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, i cili do të analizojë punën e të gjitha universiteteve shtetërore dhe private dhe fakulteteve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, nëse konstatohen mangësi, do t’u jepet një “afat i arsyeshëm” për t’i hequr ato, por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të mbyllen, përkatësisht do t’u hiqet leja e punës.
“Do të kenë një afat të arsyeshëm për të hequr mangësitë. Ata që nuk do t’i heqin, do të duhet të mbyllen. Të humbasin lejen e punës, të humbin licencën, akreditimin”, tha sot Mickoski, duke theksuar se Qeveria planifikon reforma në arsimin e lartë dhe vendosjen e rendit në institucione.
Siç tha ai, i vjen turp që kolegët jashtë i janë ankuar për problemet që kanë me diplomat e marra “brenda natës” në vendin tonë dhe për këtë, tha ai, nuk mund të lejojë që kjo të ndodhë më./Telegrafi/
Do të analizohet puna e të gjitha universiteteve dhe fakulteteve shtetërore dhe private në Maqedoni appeared first on Telegrafi.