MPB Maqedoni njofton se gjatë aktiviteteve të djeshme (07 prill) të zyrtarëve policorë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme lidhur me kontrollet e intensifikuara të komunikacionit, janë evidentuar 841 kundërvajtje në komunikacion.

Sipas tendencave aktuale statistikore, shkeljet më të shumta janë ende shkeljet e parkimit të paligjshëm, 270, të ndjekura nga 214 shoferë të sanksionuar për vozitje me shpejtësi më të madhe se kufiri i lejuar, si dhe 82 masa për vozitje pa leje drejtimi.

“Krahas kësaj dje janë shqiptuar edhe pesë masa për vozitje nën efektin e alkoolit, gjashtë sanksione për kalim në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa për kundërvajtje janë dënuar edhe gjashtë këmbësorë. Gjithashtu janë shqiptuar 65 sanksione për mos vendosje të rripit të sigurimit, 28 masa për përdorim të paautorizuar të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe janë sanksionuar gjashtë motoçiklistë për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse. Në përputhje me Ligjin për automjete, 17 automjete të paregjistruara si dhe tetë automjete me defekte teknike janë përjashtuar nga qarkullimi”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Dje janë shqiptuar mbi 800 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version