Ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski thekson se kërkesa e faktorit politik shqiptar për ndryshim të formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë është e kuptueshme, megjithatë formulimi është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, mund të diskutohet për atë çështje, megjithatë edhe faktori politik maqedonas ka kërkesa përkatëse, e një ndër ta është riorganizimi i komunave të Strugës dhe Kërçovës.
“Struktura se si janë të strukturuara komunat Strumicë, Veles, Shtip, Prilepit Manastir është një mënyrë, pra mjedisi urban pa fshatrat. Nga Velesi janë ndarë Çashka dhe Gradsko, nga Strumica 4 komuna, nga Shtipi 2 komuna e kështu me radhë. Por në Kërçovë dhe Strugë rasti është i kundërt, janë shtuar komuna që të bëhet njëfarë balancë apo disbalancë, varet se si i shihni çështjet dhe shumë çështje tjera. Këtë e them vetëm si shembull që shikuesit e juaj të na kuptojnë se edhe ne maqedonasit kemi shumë vërejtje për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Nëse hapen çështje të tjera, duhet ta keni parasysh se do të ketë në tavolinë edhe kërkesa të këtilla”, deklaroi Dimovski.
Në lidhje me çështjen për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, Dimovskit dyshon se Gjykata Kushtetuese dëshiron të shkaktojë destabilizim politik, pavarësisht se ligji ka mangësitë e tij.
“A është më e mençura në këtë moment kur në shtet përballet me shumë kriza tjera të hapet ajo çështje që të shqyrtohet, mendoj se jo. A hyn Gjykata Kushtetuese që ta hapë këtë çështje nga aspekti profesional dhe moment kredibil? Nuk besoj. Kam dyshime të sinqerta dhe personale se po kurdiset për të shkaktuar ndonjë shkallë të ndoshta destabilizimit politik. Mendoj se, ja le të jetë një paralajmërim ajo situatë që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese që të bisedohet me sinqeriteti. E dini, siç kalon koha disa dallime relativizohen, disa dallime që i kemi pasur para 10 vitesh bëhen irelevante”, shtoi Ilija Dimovski./Alsat/
Dimovski: Formulimi i shqipes sipas Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Telegrafi.